Izraeli, më shumë pushtet panelit hetimor

30/06/2010 17:20

Izraeli është gati të zgjerojë kompetencat për një panel hetuesish që po hetojnë cështjen e sulmit vdekjeprurës ndaj anijes me ndihma për në Gaza.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Benjamin Netanyahu, pas zërave se kreu i panelit hetimor, Yaakov Tirkel, ka kërcënuar me dorëheqje.

Tirkel ka kërkuar që paneli të njihet si një komision shtetëror me fuqi për të thirrur dëshmitarët dhe për të rekomanduar sanksione.

Izraeli ngriti panelin e brendshëm hetimor më herët gjatë muajit, pas protestave ndërkombëtare ndaj sulmit të komandove izraelitë në anijen me ndihma për në Gaza, ku humbën jetën 9 shtetas turq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA