Komandanti i trupave të KFOR-it, Markus Bentler ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë nuk mund të zgjidhet vetëm përmes mënyrës ushtarake.

“Situata e sigurisë kërkon një proces politik dhe nuk mund të zgjidhet vetëm me masa ushtarake”, ka pohuar gjenerali gjerman.

Megjithatë, ushtaraku i lartë ka rikonfirmuar se roli i KFOR-it në Kosovë nuk do të ndryshojë, duke vazhduar me garantimin e një ambjenti të qetë e të sigurt për të gjithë.

Deklaratën e tij Bentler e bëri pas një takimi me komandantin e përgjithshëm të ushtrisë suedeze, Ulf Bengtsson, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.

Top Channel