
Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një marrëveshje që kufizon përmasat e shpërblimeve të bankierëve.
Sipas marrëveshjes, shumë drejtorë bankash do të marrin jo më shumë se 30 përqind të shpërblimit të tyre në mënyrë të menjëhershme ose kesh, ose 20 përqind për shpërblime më të mëdha.
Pjesa tjetër do të shtyhet dhe do të paguhet në vartësi të performancës afatgjatë, parashikon marrëveshja e arritur mes 27 vendeve anëtare.
Të paktën 50% e shpërblimeve të mëdha do të paguhen në formë aksionesh dhe jo parash të thata.
BE dëshiron gjithashtu që shpërblimet të jenë sa më të afërta me rrogat dhe që ato për drejtorët në ikje të kufizohen ndjeshëm.
Projektligji do të votohet në Parlamentin Evropian javën e ardhshme dhe pritet që të bëhet ligj duke parë marrëveshjen e arritur.
Top Channel