Banka Bujqësore e Kinës del në shitje

30/06/2010 20:55

Në Hong Kong filloi sot shitja e aksioneve të Bankës Bujqësore të Kinës, që konsiderohet si shitja më e madhe publike.

Investitorë të vegjël kanë ndenjur në radhë jashtë filialeve të bankës për të marrë reklamat e AgBank, shitja e të cilës do të hyjë edhe në bursën e Shangait.

Banka, e fundit e grupit të ashtuquajtur “4 të mëdhenjtë” që del në shitje, synon të shesë 14% të aksioneve për 23 bilionë dollarë.

Banka me bazë në Britaninë e Madhe, Standard Chartered, ka deklaruar se do të investojë 500 milionë dollarë për bankën kineze.

Edhe Katari e Kuvaiti kanë njoftuar tashmë se janë gati të investojnë 3.6 bilionë dollarë për të. Investitorë të tjerë të mundshëm janë Temasek Holding, kompani nga Singapori, biznesmeni nga Hong Kongu Li Ka Shing, si dhe kompania Rabobanka nga Holanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA