Prokuroria serbe për krimet e luftës ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë gërmimi në kuadër të kërkimeve për varrezën masive që dyshohet se ndodhet në Rudnicë.

Por ky lajm nuk është mirëpritur nga autoritetet vendore të komunës, të cilat kanë paralajmëruar se nisja e gërmimeve mund të dëmtojë turizmin në këtë qytet, në jug të Serbisë.

Madje, kryetari i komunës Redenko Cvetic ka paralajmëruar se do të ngrejë një padi nëse ky proces merr jetë.

Në Rudnicë dyshohet se ndodhet një varrezë masive me rreth 250 trupa të shqiptarëve, të vrarë nga njësitë paraushtarake serbe gjatë luftës së viteve 98-99.

Top Channel