16 persona kanë humbur jetën në ditët e fundit në Rumani si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë vendin.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave nëntë persona të tjerë konsiderohen të humbur.

Autoritetet, të cilat në disa zona kanë shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme, kanë njoftuar gjithashtu se qindra vetë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Përmbytjet, të cilat kanë ardhur si pasojë e motit të keq, kanë prekur kryesisht pjesën verilindore të Rumanisë.

Top Channel