G20, rritet dhuna në Toronto, 600 të ndaluar

28/06/2010 08:40

Kaos në rrugët e Torontos ku po zhvillohet samiti i 20 vendeve më të industrializuara të botës, G20.

Sipas të dhënave nga metropoli kanadez, policia ka ndaluar rreth 600 protestues pas përleshjeve të dhunshme mes tyre dhe policisë. Protestuesit kanë sulmuar edhe shumë dyqane si dhe u kanë vënë flakën dhjetra makinave. Agjentët e policisë përdorën gaz lotësjellës dhe plumba gome për të shpërndarë manifestuesit.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Barak Obama është larguar nga samiti pas takimit me kryeministrin e sapozgjedhur japonez Naoto Kan dhe atë indian, Manmohan Singh. Kreu i Shtëpisë së Bardhe konfirmoi vizitën në Indi gjatë vjeshtës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA