
Përplasja e dy varkave me turistë në Gjirin e Tajlandës ka shkaktuar të paktën 40 të plagosur.
Varkat u përmbysën pas goditjes, duke bërë që shumica e udhetarëve te përfundonin në ujë. Dy persona konsiderohen të zhdukur.
Varkat e përfshira në incident transportonin turistët për në ishullin Pha-ngan, të famshëm për festimet e netëve me hënë të plotë, që tërheqin për çdo vit me mijëra kureshtarë.
Në mesin e turistëve të plagosur ka britanikë, australiane, irlandezë e norvegjezë. 13 nga të lënduarit janë shtruar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti pati megjithatë shumë pak efekt mbi kremtuesit në Pha-Ngan. Burime të policise thanë se një numër i madh të huajsh në gjendje të dehur ishin shtrirë mëngjesin e sotëm në rërën e plazhit ku ndodhi përplasja.
Top Channel