G20 nis punimet, FSB kërkon stabilitet financiar

27/06/2010 11:15

Kanë nisur zyrtarisht punimet e samitit G20 ne Toronto ku marrin pjesë krerët e 20 shteteve më të industrializara në botës.

Gjithcka nisi me një drekë ku merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit dhe më pas nisën bisedimet. Bordi Financiar i Stabilitetit ka kërkuar që reformat të vazhdojnë për të pasur një ndryshim rrënjësor në nivel global.

“2010-a është një vit i rëndësishëm për reforma në mënyrë që të kemi një sistem imun ndaj reziqeve”, thekson FSB. Në këtë samit, Bordi Financiar i Stabilitetit ka paraqitur edhe dy dokumenta, të cilët synojnë të ruajnë sistemin dhe të arrihen progrese gjatë viteve në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA