Rezoluta për Kosovën
24/06/2010 09:45
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është shprehur neutrale për statusin e Kosovës në rezolutën e saj të fundit.
Ky qëndrim nuk është pritur mirë nga qeveria e Kosovës e cila përmes zëdhënësit të saj tha sa rezoluta nuk përkon me realitetin.
“Jemi duke pritur me padurim edhe prezantimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për statusin e Kosovës. Përjashtohet çdo mundësi për diskutimin e çështjes së statusit”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.
“Është një çështje që nuk përkon me realitetin në Kosovë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Top Channel