
Metodave tradicionale për të gjetur një lidhje të qendrueshme u ka ikur koha. Tani për të gjetur dashurinë duhet të dalësh në ankand.
Ose të paktën këtë ka menduar 38-vjeçari James Doyan për të përmirësuar fatin e keq në jetën sentimentale të së ëmës, e cila pas 7 vjetësh me lidhje të gabuara dhe dy divorce në shpatulla, ishte dorëzuar për gjetjen e shpirtit binjak.
Sandi Firth i kishte kërkuar ndihmë djalit të saj dhe pikërisht në atë pikë që ai ka menduar të nxjerrë të ëmën në ankand, duke nxjerrë në e-Bay lajmërimin për shtitjen e 63-vjeçares. Në faqe ai ka vendosur shumë foto dhe e ka përshkruar të ëmën në detaj.
Lajmërimi vazhdon duke theksuar se “produkti në shitje është i përdorur, por ende në gjendje të mirë, pa defekte dhe shenja përdorimi”.
Pas nxjerrjes së njoftimit kanë qenë të shumta e-maile-t që kanë ardhur, shumica e të cilëve kërkonin “të provonin mallin përpara blerjes”.
Top Channel