Gjermani, kënga kundër Italisë bëhet hit

22/06/2010 16:00

“Nuk ka rëndësi kush e fiton Kupën e Botës, mjafton të mos jetë Italia”. Ky është një pasazh nga teksti i këngës më të dëgjuar për momentin në Gjermani që po transmetohet në radiot e gjithë vendit.

Sipas gazetës “Bild”, Italia është një hit vetëm në internet. Kënga këndohet nga banda komike gjermane “Die vier Sterne” dhe është një nga më të klikuarat në YouTube.

“Ideja për këtë këngë erdhi pas barazimit 1-1 të Italisë kundër Paraguajit”, deklarojnë 4 anëtarët e grupit Dittmar Bachmann, Achim Knorr, Lutz von Rosenberg Lipinsky e Sven Hieronymus.

Top Channel