Afrikë e Jugut, shpiket kondomi anti-përdhunim

22/06/2010 18:30

Më shumë se një shpikje e shek. XXI duket si një vegël torture e epokës së mesjetës.

E kanë pagëzuar me emrin “prezervativi anti-përdhunim” shpikjen e doktoreshës afrikano-jugore Sonnet Ehlers, e cila punon prej dhjetra vitesh me viktimat e përdhunimeve. Ky objekt që i ngjan një kondomi të zakonshëm, ka në pjesën e jashtme disa pjesë të dala dhe gjatë kontaktit seksual i shkaktojnë dhimbje organit gjenital të mashkullit.

Jo vetëm që shkakton dhimbje, por ky objekt mund të hiqet nga organi i mashkullit vetëm nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas CNN, kondomi anti-përdhunim shpërndahet falas dhe për momentin janë hedhur në qarkullim rreth 30 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA