Kevin, Majkëll, Eva, janë vetëm disa emra por që na shërbejnë për t’ju thënë se emrin nuk ka vetëm forma abstrakte.
Sipas shkencës emri që mbajmë është shumë më i rëndësishëm nga sa mund të mendohej. Profesori David Figlio nga Northwestern University në Ilinois ka studiuar rastet e pagëzimit në rreth 3 mijë familje. Sipas tij, pak rëndësi ka cfarë mendojnë njerëzit pasi truri jonë jep dhe merr impulse dhe ndjesi sapo përmendet emri.
Proferosi thekson se jo më kot ekzistojnë libra me emra fëmijësh dhe shumë prindër janë të pavendosur për emrin e fëmijës. Ai shton se t’i vendosësh mashkullit një emër të ngjashëm me atë të femrave, e bën atë më të pasigurt në vetvete. Në vendin e parë të emrave më tërheqës qëndron Isabela, ndërsa emrat tradicionalë gëzojnë më shumë besim dhe respekt.
Top Channel