Afrikë e Jugut, peshkaqeni i bardhë dhuron spektakël
21/06/2010 11:20
Në mungesë të spektaklit që pritej të jepej nga futbolli, në Afrikën e Jugut këtë detyrë e marrin përsipër ta kryejnë kafshët.
Një peshkaqen i bardhë mund të vëzhgohet nga mijëra turistë në një kafaz celiku të veshur me xham në Gansbaai, rreth 130 km nga qyteti i Cape Town. Gjatë viteve të fundit, peshkaqeni i bardhë është bërë një nga kafshët më të rrezikshme në Afrikën e Jugut.
Ujerat e oqeanit Indian, sidomos në afërsi të Cape Town, qytet që vizitohet nga shumë turistë, tashmë janë bërë shumë herë më të pasigurta.
Top Channel