UK, irakenët e dëbuar: Agjentët na rrahën

18/06/2010 10:45

Azilkërkuesit irakenë të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar kanë deklaruar se janë rrahur nga agjentët kufitarë që të hipnin në avionin që do t’i largonte.

Dyshohet se 42 irakenë u dërguan në Bagdad me forcë dhe se 36 prej tyre mbahen ende të ndaluar në aeroportin e kryeqytetit iraken, ku mbërritën ditën e djeshme.

Nga ana e saj Agjencia Kufitare ka refuzuar të komentojë deklaratat, por tha se përdorimi minimal i forcës është opsioni i fundit.

Dëbimi i irakenëve u krye nga Agjencia e Kufijve, në sekret të plotë. Avioni u ul dje në aeroportin e Bagdadit, ku gazetarët nuk u lejuan të hynin.

Top Channel