O+(NxS)+Cpm/T+He! E dini se cfarë është kjo? Eshtë pikërisht formula e lumturisë, e përllogaritur nga një ish-docent i Universitetit të Cardiff.

Në të përmblidhen idetë për ditët më të gjata, për lulet që celin, për sigurinë se pushimet po vijnë, për kujtimet e bukura të fëmijërisë që kanë lidhje me verën…

Të gjitha këto ndjesi arrijnë pikun të premten e tretë e muajit qershor, e cila konsiderohet si dita më e lumtur e vitit.

E megjithatë shumë njerëz kujtojnë se do të jenë më të lumtur nëse do të fitojnë më shumë!

“Shoqëria jonë po bëhet shumë materialiste me persona të cilët në vend që të pyesin veten se sa janë të lumtur, pyesin se sa duhet të fitojnë për të qenë të lumtur. Këshilla më e mirë që mund të jap është që njerëzit duhet të punojnë më pak dhe të kalojnë më shumë kohë me ata që duan, sepse kjo na bën me të vërtetë shumë të lumtur”, thotë profesor Cliff Arnall, për “Daily Express”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA