SHBA-Rumani, bisedime për sistemin anti-raketë
18/06/2010 02:50
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Romania do të nisin zyrtarisht bisedimet mbi përfshirjen e Bukureshtit në sistemin amerikan anti-raketë.
Lajmi është njoftuar nga Sekretari i Shtetit për Çështjet Strategjike në Ministrinë e Jashtme rumune, Bogdan Auresku dhe zv/sekretarja e Departamentit të Shtetit, Elen Tausher, e cila ndodhet për një vizitë dy ditore në Rumani.
Nëse palët bien dakort pritet që në ditët e ardhshme të publikohen më shume detaje rreth marrëveshjes.
Top Channel