
Horror në Arkansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kontrollori i dërgesave në aeroportin “Little Rock”, zbuloi 60 koka të prera njeriu në një frigorifer.
Menjëherë pas zbulimit makabër prej kontrollorit të aeroportit, policia ka nisur hetimet dhe dyshon se ka rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikon ilegalisht organe.
“Arritëm në përfundimin se këtu ekziston një treg organesh njerëzore që përdoren për kërkime shkencore e kush e di se për çfarë tjetërâ€, shprehet mjeku ligjor i aeroportit, “Little Rockâ€.
Ndërkohë nga ana e saj kompania e cila transportonte organet, “Medtronic†pretendon se gjithçka është në rregull dhe se janë respektuar të gjithë proçedurat përkatëse. Megjithatë amerikane njoftuan se liçenca e kompanisë është pezulluar deri në qartësimin e preçedentit.
Top Channel