
Fajsal Shahzad, pakistanezi që tentoi bombëvënien në “Times Square” më datë 1 maj, doli para drejtësisë amerikane në Nju Jork ku u njoh me akuzat e ngritura kundër tij.
“Ai do të përballet me 10 akuza në total, dy prej të cilave, nëse ai shpallet fajtor kërkojnë burgim të përjetshëm. 30 vjeçari gjithashtu do të përballet me akuzën e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, konspirim dhe vrasje të mbetur në tentativë, terrorizëm ndërkombëtar bashkangjitur edhe me akuzat e tjera më të lehta”, thuhet në një lajmërim të Departamentit të Drejtësisë.
Shahzal u ndalua dy ditë pas neutralizimit të autobombës në “Times Square”, më 3 maj kur po përpiqej të udhëtontë për në Dubai. Departamenti i Shtetit informoi gjithashtu se 30 vjeçari ishte trajnuar prej talebanëve pakistanezë për ndërtimin e bombës.
Top Channel