Kolumbi, shpërthim në minierë, 11 të vdekur
18/06/2010 02:15
Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen nga një shpërthim në një minierë në Kolumbi.
Sipas grupeve të shpëtimit që ndodhen në vendngjarje, mbi 62 minatorë të tjerë ndodhen të bllokuar në vendngjarje. Nga shpërthimi kanë arritur të dalin prej minierës të gjallë vetëm 5 minatorë.
Autoritetet mendojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e çlirimit të një sasi të konsiderueshme gazi. Ndërkohë që kërkimet u ndërprenë për shkak të prezencës së gazrave toksikë dhe ende nuk dihet se kur do të rinisin.
Top Channel