Francë, moti i keq, 25 viktima

18/06/2010 04:10

Përkeqësohet edhe më tej bilanci i viktimave si pasojë e motit  të keq që ka përfshirë jugun e Francës.

Autoritetet njoftojnë se numri i viktimave shkoi në 25 dhe 13 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Situata mbetet kritike në rajonin e Del Varit, ku mijëra persona janë bllokuar nga ujërat, pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe telefoni.

Katastrofa që ka përfshirë zonat jugore, ka ndezur debatin në vend mbi përgatitjen e autoriteteve dhe popullsisë franceze për të përballuar gjendjet emergjente, si kjo në fjalë.

Top Channel