SHBA, i dënuari kërkon ekzekutimin me pushkë

17/06/2010 18:30

Në SHBA rikthehet ekzekutimi me armë zjarri i të dënuarve me vdekje.

Në mesnatën e së enjtes, 49 vjecari Ronnie Lee Gardner, i dënuar me vdekje për një vrasje të dyfishtë, do të ekzekutohet me pushkë në burgun e Utah ku ka qëndruar i mbyllur për 25 vjet.

Ishte vetë Gardner që kërkoi ekzekutimin me armë zjarri pasi këtë mënyrë e cilëson si më pak të dhimbshme, krahasuar me procedurat e tjera. Edhe pse prej 14 vjetesh në SHBA ekzekutimet nuk kryhen me armë zjarri, gjykatësit kanë pranuar.

“Nuk bëhet fjalë për publicitet, ai preferon të vdesë në atë mënyrë”, shprehet avokati i tij, Andrew Parnes. Gardner u dënua në vitin 1985 për vrasjen e avokatit Michael Burdell në një gjykatë ku po gjykohej për vrasjen e baristit Melvyn Otterstrom.

Top Channel