Nafta, Kongresi USA akuzon kreun e “BP”

17/06/2010 17:25

Drejtori ekzekutiv i “BP”, Tony Hayward është akuzuar në Kongres se kompania e tij injoroi rreziqet kur nisi shpimin për naftë në Gjirin e Meksikës.

Kryetari i komisionit të brendshëm për energjinë dhe tregtinë, Henry Waxman ka deklaruar se Hayward duhet të sqarojë të gjitha veprimet e “BP” para derdhjes së naftës.

Waxman shtoi se “vetëkënaqja” e koorporatës para tragjedisë së 20 prillit është e “cuditshme”.

Nga ana tjetër pritet që Hayward të shprehet se ndihet “personalisht i shkatërruar” për derdhjen masive të arit të zi në Gjirin e Meksikës.

Më herët kongresmenët i dërguan kreut të “BP” pyetje të detajuara mbi shkaqet që cuan në shpërthimin e platformës së naftës.

Nga ana e saj “British Petroleum” deklaron se nuk do të pranojë fitimet deri në fund të vitit, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj katastrofës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA