Kolumbi, shpërthim në minierë, 8 të vdekur

17/06/2010 17:05

Një shpërthim në një minierë të Kolumbisë ka shkaktuar vdekjen e 8 minatorëve, si dhe bllokimin nën tokë të 70 të tjerëve.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave shpërthimi ka ndodhur në minierën San Fernando, në provincën e Antiokias.

Autoritetet lokale deklarojnë se shpresat për të mbijetuar janë shumë të pakta. “Të them të drejtën, nuk kemi shumë shpresa”, ka deklaruar Luz Amanda Pulido, një zyrtare përgjegjëse për katastrofat.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:00 të ditës së djeshme, kur minatorët po ndërronin turnin. Për këtë arsye, numri i personave të bllokuar ende nuk dihet me saktësi.

Skuadrat e shpëtimit kanë që në mëngjes që po punojnë për të hapur hyrjen për në minierë, e bllokuar nga shpërthimi, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA