Talebanët marrin peng 40 ushtarë

16/06/2010 16:20

Guerrilasit talebanë kanë deklaruar se kanë marrë peng disa dhjetra ushtarë pakistanezë, pas një sulmi të kryer ndaj një postoblloku në kufirin me Afganistanin.

Talebanët kanë deklaruar se kanë rrëmbyer 40 trupa pakistaneze, pas sulmit që këta të fundit kryen në zonën e Mohmandit ditën e hënë.

Nga ana tjetër, zyrtarë afganë kanë deklaruar se 8 ushtarë janë dorësuar në konsullatën e Pakistanit në Xhalalabad, por ushtria pakistaneze deklaron se nuk është në dijeni për këtë.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se ndërsa sulmet e talebanëve ndaj postoblloqeve janë bërë të zakonshme, e pazakontë është kapja e ushtarëve pakistanezë në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA