PE voton për standartet e ushqimeve

16/06/2010 17:40

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë mbështetur planet për një klasifikim më të rreptë të ushqimeve, por kanë hedhur poshtë propozimin e quajtur “drita e trafikut” për ngjyrën kod të ushqimeve.

Eurodeputetët zgjodhën udhëzuesin e ushqimeve në vend të etiketave me ngjyrë të kuqe, që paralajmërojnë se janë ushqime jo të mira për shkak se përmbajnë yndyrë, sheqer dhe kripë.

Disa prodhues ushqimesh lobuan intensivisht kundër ngjyrave, për shkak të frikës së ajo do të dëmtonte produktet e tyre.

Votimi i eurodeputetëve mund të sjellë klasifikimin e ri të ushqimeve në një periudhë 3 ose 5 vjecare.

Top Channel