“BP”, rinis punën për pastrimin e Gjirit të Meksikës

16/06/2010 04:25

“BP” ka rifilluar punën për mbledhjen e naftës së lëshuar në det dhe pastrimin e ujrave në Gjirin e Meksikës.

Kështu njoftohet nga vetë kompania e cila më parë kishte lajmëruar ndërprerjen e punës për shkak se një rrufe shkaktoi flakë në një prej anijeve të kompanisë.

Ndërkohë nga studiuesit amerikanë njoftohet se rrjedhja nga pusi i naftës i mbetur i hapur pas shpërthimit që shkaktoi vdekjen e 11 personave, është dyfishuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA