Kanë reputacion dhe emri i artit i shoqëron kudo. Janë të bukura e cfarë nuk bëjnë që hiret e tyre femërore të sigurojnë vëmendje.

Joshëse me feminilitetin e tyre dhe mbi të gjitha të njohura, ja qe kanë edhe ato dobësitë e tyre femërore, si shumë të tjera që nuk gëzojnë faktin e të qenurit VIP. Do të tregojnë për ne armët e tyre me të cilat joshin, pavarësisht suksesit televiziv, disa bukuroshe të njohura.

“Ze një vend të rëndësishëm fakti që je i njohur. Kur shkon diku, kur ecën rrugës, njerezit kthejnë kokën. Por ndonjëherë bëhet dhe e bezdisshme”, shprehet Orinda Huta.

Shijen e suksesit pas të bërit person publik në Spektaklin BB3, Pamela Zyferi ka pak qe po e përjeton. Megjithatë, jo keq për një vajzë modeste si ajo. “Me ka ndihmuar për punën. Njerëzit afrohen me përshtypje pozitive pa më njohur. Jam deri diku në qendër të vëmendjes dhe kjo më pëlqen”, thote Pamela.

Çfarë ndodh me këngëtaren dhe aktoren Rozana Radi,? Në kërkim të përhershëm të suksesit, por edhe një mashkulli të rëndësishëm në jetën e saj, artistja thotë se të dyja është vështirë t’i kesh. “Me meshkujt, një person publik e ka të vështirë. Sepse mendojnë që është e vështirë të lidhen me një person publik. Momentin që jeton me një mashkull të tillë, nuk kanë dëshirë të jesh më një person publik. Ndaj ato që e kanë bërë karrierën vetëm, me shpatullat e tyre, janë vetëm, femrat e zgjuara sidomos”, pohon ajo.

Investojnë së tepërmi në pamjen e tyre, ndonëse për të tërhequr vëmendje, u  besojnë ndonjëherë edhe taktikave të kahershme femërore. Ja se si josh bukuroshja Pamelë. “Nëse është një mashkull që më pëlqen, bëj dhe unë pjesën time. Me shumë tek gjestet, fjalët vijnë më vonë. Më shumë me shikim, ajo është arma ime më e forte”, shton Pamela.

Ajo që lodhet më pak për të joshur, duket se është Orinda Huta. “Unë kam një djalë në jetën time, nuk kam nevojë të kem të tjerë. Shumicën e miqve e kam cuna dhe e kam kaluar këtë pjesën e të dukurit bukur tek të tjerët”, nenvizon ajo. Për këngëtaren sykaltër nuk ka ndonje armë të jashme shumë të fortë që tërheq vëmendje, ose, të paktën keshtu e konsideron ajo. “Ndoshta tipi im. Jam e hapur, e qeshur, vetvetja. Kjo e bën për vete cdo mashkull. Thjesht tipi im, nuk është as paraqitja. Mjafton ta shprehësh veten tënde dhe mjafton ta bësh për vete njeriun. Nuk është as paraqitja e jashtme”, shton Orinda.

E vështirë ndonjëherë të tëheqësh rreth vetes atë që do. Rozana Radi, më shumë sesa një armë të fortë, ka një strategji të sajën që thotë se funksionon për të lidhur pas vetes dikë. “E qeshura është e para që mund të joshë një njeri. Të ironizosh batutën e tjetrit, të jesh e fshehtë”, rrefen Rozana. Të ndryshme në atë cfarë përfaqësojnë, këto femra përvec famës, kanë mënyrat e individuale që i bëjnë të suksesshme edhe me ata, seksin e kundërt.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel