Gaza, Hamasi: Nuk duam majonezën amerikane

15/06/2010 16:00

“Populli palestinez nuk do majonezë”. Kështu është shprehur një ministër i Hamasit duke ironizuar përpjekjet e SHBA-ve për heqjen e bllokadës ndaj Gazës.

“Nuk duam majonezën e Obamës, nuk duam lëmoshë”, është shprehur ministri Naim.

“Në Gaza kemi shumë lloje ushqimesh cilësore, mund edhe t’i eksportojmë në SHBA me çmime simbolike. Ajo që ne duam është hapja e kufijve, liri të lëvizjes në tokë, në qiell dhe në det. Duam të jetojmë me dinjitet”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA