
Firma e modës Calvin Klein u ka dhënë një ndihmë të madhe biologëve pasi hodhi në treg linjën e parfumeve “Obsession”.
Kjo ka ndodhur sepse parfumi më i ri nuk është një joshës vetëm për femrat por edhe për kafshët. Kjo është vënë re tek tigri siberian i kopshtit zoologjik në New York. Por kjo aromë nuk i pëlqen vetëm tigrit, pasi për të kanë treguar interes edhe jaguarët, pumat dhe shumë raca të tjera kafshësh.
Zbulimi ka bërë që shkencëtarët dhe biologët të përdorin aromën e vecantë për të zbutur apo tërhequr vëmendjen e kafshëve. Ky parfum ndikon gjithashtu edhe në përmirësimin e jetës së kafshëve ne kopshtin zoologjik, pasi ato duken më aktive.
Por kafsha më e tërhequr nga aroma është Sasha, e cila dëfrehet gjatë me një pemë të lyer me aromën e “Obsession”. Zbulimin e pasionit të kafshëve për parfumin e ka bërë kuratori i Konservatorit të Botës së Egër në Bronx, Pat Thomas.
Top Channel