Sllovaki, qeveria e re, Fico merr detyrën
14/06/2010 17:00
Presidenti sllovak Ivan Gasparovic ka ngarkuar kryeministrin Robert Fico me detyrën për të formuar qeverinë e re.
Fico ka kohë deri më 23 qershor për të ngritur kabinetin, në të kundërt do t’i duhet të dorëzojë mandatin.
Partia socialdemokrate, SMER, ka dalë e para në zgjedhje, por Fico-s i mungon mazhoranca pasi partia aleate nuk ka kaluar pragun prej 5%.
Top Channel