Nafta, “BP”: Do rekuperojmë 50 mijë fuci

14/06/2010 17:15

“British Petroleum” parashikon se mund ta cojë në 50 mijë fuci naftë në ditë kapacitetin e saj për të rekuperuar naftën e derdhur në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, e cila duke iu përgjigjur kërkesave të shumta të qeverisë amerikane, ka theksuar se planifikon ta arrijë objektivin brenda qershorit.

Objektivi i 50 mijë fucive të rekuperuara do të arrihet kështu dy javë para kohe, kanë deklaruar burime nga “BP”.

Ndërkohë, burime nga administrata Obama kanë pranuar se kompania britanike ka rritur përpjekjet për të përmirësuar operacionet e rekuperimit të naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA