Meksikë, masakrohen 10 policë

14/06/2010 23:35

Të paktën 10 policë kanë gjetur vdekjen nga një atentat kundër tyre ndërmarrë në qytetin Zitakuaros në Meksikë.

Sipas autoriteteve vendase, sulmi është ndërmarrë nga një bandë lokale e narkotrafikut. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, punonjësit e sigurisë ranë në kurthin e ngritur prej narkotrafikantëve. Nga sulmi raportohen edhe disa të plagosur.

Në qytetin e Zitakuaros ushtrojnë aktivitetin e tyre, dy prej bandave më me emër në Meksikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA