Japonia planifikon pushtimin e Hënës

14/06/2010 13:25

Qeveria e Japonisë ka hartuar një plan për kolonizimin e Hënës. Një qëndër kërkimi qeveritare ka hedhur hipotezën e pushtimit të satelitit tonë të vetëm natyror brenda vitit 2020.

Kjo do të arrihet falë zbritjes së sipërfaqen e Hënës të disa robotëve humanoidë. Qëndra e kërkimit “Waseda University” e udhëhequr nga Katsuhiko Shirai thekson se zbarkimi do të kryhet në dy faza.

Brenda vitit 2015 disa robotë do sillen rreth orbitës së Hënës për ta studiuar, ndërsa më pas do vazhdojë faza e zbrijtes në polin e jugut. Rreth 330 kg të rëndë, robotët do veprojnë në një rreze 100 km, ndërsa furnizimi i tyre do të bëhet me anë të energjisë diellore.

Projekti kushton 2.2 miliardë dollarë dhe është hapi i parë për eksplorimin e sistemit tonë diellor.    

Top Channel