Izraeli, komision hetimor për operacionin ndaj flotës
14/06/2010 11:30
Pas disa ditë tratativash Izraeli ka formalizuar vendimin për të ngritur një komision hetimor publik dhe të pavarur për operacionin blic ndaj flotës së anijeve me ndihma në Gaza.
Në të do të marrin pjesë dy vëzhgues të huaj.”Vendimi i qeverisë për krijimin e një komisioni do të qartësojë botën se Izraeli vepron konform ligjit, në mënyrë të përgjegjegjshmë dhe transparencë të plotë”, deklaroi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.
Ndërkohë tensioni në Bregun Perëndimor është i lartë. Në Hebron tre agjentë izraelitë janë plagosur në një sulm palestinez, e njëri prej tyre vdiq në spital.
Top Channel