Irak, parlamenti i ri mban seancën e parë

14/06/2010 13:25

Me notat e himnit kombëtar startoi punimet mëngjesin e sotëm në Bagdad parlamenti i ri i vendit që doli pas zgjedhjeve të 7 marsit.

Gjatë punimeve të ditës së parë, salla me 325 deputete duhet të zgjedhe kryetarin e saj, i cili do te jete edhe kreu i shtetit. Më pas ai do dekretojë një emër për të krijuar qeverinë e re.

Në bazë të Kushtetutës, lideri që ka marrë më shumë vota do emërohet për të krijuar qeverinë e re dhe në këtë rast është kreu i Iraqiya, ish kryeministri Iyad Allawi, i cili ka marrë 91 vende në parlament.

Lista e kryeministrit aktual, Nuri al Maliki, vjen e dyta me 89 deputetë, e ndjekur nga aleatët e Aleancës Kombëtare me 70 vende.

Top Channel