FBI publikon dosjet e Edward Kennedy

14/06/2010 17:55

FBI ka publikuar shumicën e dosjeve sekrete mbi senatorin Edward Kennedy. Shumica e dokumentave lidhen me kërcënimet me vdekje të bëra ndaj senatorit, bën të ditur agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Dosjet do të kontrollohen për detaje që kanë të bëjnë me incidentin kontrovers të Kennedy, në Capakuidik, ku një femër humbi jetën.

Senatori Edward Kennedy vdiq në gusht të vitit 2009, në moshën 77 vjecare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.

Ai ishte vëllai i fundit i mbijetuar i familjes politike që bëri histori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti John F Kennedy u vra në Dallas, në nëntor të vitit 1963, ndërsa senatori Robert F Kennedy u qëllua në një hotel në Kaliforni teksa bënte fushatë për zgjedhjet presidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA