Afganistani, vendi i luftës, “minierë ari”

14/06/2010 18:35

Ministria afgane e Minierave ka deklaruar se populli afgan mund të ketë më shumë se një trilion dollarë në minierat e pasura me minerale të pazbuluara.

Deklarata e qeverisë së Kabulit ka ardhur pas lajmit të publikuar në “Neë York Times”, se zbulimi i minierave ishte bërë nga një grup zyrtarësh të Pentagonit dhe disa shkencëtarë amerikanë.

Ata zbuluan sasi të mëdha hekuri dhe bakri, si dhe depozita litiumi që kapin vlera shumë të larta. Gjithësesi, pyetjet që shtrohen janë se kur do të publikohen informacionet e fundit mbi këtë zbulim.

Korrespondenti i BBC, Jill McGivering deklaron se në kohën kur për Afganistanin dhe qeverinë e tij po humbasin gjithnjë e më shumë shpresat për qetësimin e situatës, portretizimi i vendit si një minierë e artë mund të përkrahë ndërkombëtarët në zgjidhjen e problemeve dhe të thonë se lufta ishte dicka që ia vleu.

Top Channel