Zvicër-Libi, rikthehet “normaliteti”

13/06/2010 18:15

Pas tensioneve diplomatike të pak javëve më parë, Libia dhe Zvicra “normalizojnë” marrëdhëniet mes tyre.

Të dyja vendet nënshkruan ditën e sotme dokumentin për marrëdhënie. Dokumenti u firmos prej Ministrit të Jashtëm helvet, Mishelin Kalmi Rei.

Ndërkaq, biznesmeni zvicerian, Maks Goeldi është lënë i lirë dhe do të largohet ditën e sotme prej Tripolit. Goeldi u ndalua si kundërpërgjigje ndaj aktit të ndalimit në Gjenevë të Hanibal Gedafit, djalit të Mohamed Gedafit, nën akuzën e keqtrajtimit të nënpunësve të tij.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan edhe më tej pas referendumit popullor zvicerian i cili i tha jo ndërtimit të metëjshëm të xhamive në vend.
Pas incidentit diplomatik të pak muajve më parë, Libia dhe Zvicra “normalizojnë” marrëdhëniet mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA