Pakistan, sherbimi sekret nën akuzë

13/06/2010 14:25

Shërbimi sekret pakistanez ISI akuzohet për mbështetje më të madhe ndaj talebaneve nga sa ishte menduar me heret.

Një raport britanik akademik pretendon se ka prova konkrete që dëshmojnë lidhje të drejtpërdrejta mes agjensisë pakistaneze te inteligjencës ISI dhe talebanëve në Afganistan.

Raporti i Shkolles Ekonomike te Londrës, LSE, bazohet ne intervista me krere talebaneve, te realizuara ne terren. LSE thotë se inteligjenca pakistaneze u ka siguruar kryengritesve financim, trajnim dhe strehim në një shkallë shumë më të madhe nga sa mendohej me pare.

Sipas raportit, pretendimt e disa komandantëve talebane shkojne deri aty sa te tregojne se ISI ka përfaqësues te saj edhe në mbledhjet e këshillit suprem të talebaneve. Një zëdhënës ushtarak i qeverise se Pakistanit i ka hedhur poshtë keto pretendime si dashakeqe dhe të pabaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA