Luftë kundër shfrytëzimit të fëmijëve

12/06/2010 15:20

Mbi 215 milionë  fëmijë, rezultojnë  të jenë punëtorë me orare të zgjatura në vende pune të rrezikshme,sic është detyrimi skllavërues, puna pa dëshirë ose e detyruar, trafikimi, bujkrobëria, prostituimi, pornografia dhe rekrutimi i detyruar në konflikte të armatosura.

Në Ditën Botërore kundër Punës së Femijëve, drejtori i  ILO-s ka kerkuar qe deri ne fund te 2016 te ndalen te gjitha format e keqija te punes se femijeve ne te gjithe globin.

Ne kete raport te fundit te ILO-s eshte evidentuar se nga inspektimet shihet nje rritje me 20% e numrit te femijeve qe punojne ne sektore te rrezikshem  dhe qe i perkasin grupmoshave 15-17 vjeç, që ne disa vende, eshte sic eshte edhe Shqiperia jane moshe ligjore pune.

Por ndersa perqindja e ketyre te rrinjve eshte ne rritje, ne raport eshte shenuar se  ka nje renie, te  numrit te femijeve  qe punojne te moshes 5 deri 14 vjec, me 10% .Ajo cka eshte edhe me pozitive eshte se 31 % e femijeve te kesaj moshe nuk kryejne me pune te rrezikshme. Por vendosja e nje limit prej 6 vjetesh per te hequr nje ushtri kaq te madhe femijesh nga rruga apo nga sektore te rrezikshem  eshte e veshtire. Per me teper kur shume vende te botes po perballen me nje krize ekonomike qe ka goditur me forte shtresen me te  varfer te shoqerise.

Ne raport theksohet se disa nga format per largimin e ketyre femijeve nga rruga eshte  qasje në arsimin cilësor të paktën deri në moshën minimale të punësimit, zgjerimin te mbrojtjes sociale që ofron një mbështetje për familjet dhe u mundëson atyre të mbajnë të gjithë fëmijët – vajzat dhe djemtë – në shkollë, si dhe punësim produktiv për të rriturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA