Kirgizstan, situata jashtë kontrollit

12/06/2010 13:00

Qeveria e përkohshme në Kirgizstan i ka kërkuar ndihmë Rusisë për të ndalur luftimet etnike në qytetin jugor të Oshit, ku janë vrarë 50 persona.

“Kemi nevojë që të hyjnë forca të armatosura të huaja për të qetësuar situatën”, ka deklaruar kryeministrja e përkohshme, Roza Otunbayeva.

Shumë ndërtesave u është vënë zjarri, ndërkohë që të shtënash armësh mund të dëgjohen ende teksa vazhdojnë luftimet mes kirgizëve dhe uzbekëve.

Qytetarët me etni uzbeke po përpiqen të kalojnë kufirin për në Uzbekistan, por gjatë lëvizjes një fëmijë ka humbur jetën.

Kryeministrja Otunbayeva deklaroi më herët se i ka dërguar një letër presidentit rus Dmitri Medvedev, duke i kërkuar dërgimin e trupave ushtarake, pasi situata ka dalë jashtë kontrollit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA