SHBA, fëmijët shkëmbehen në avion

10/06/2010 03:30

Dy fëmijë janë shkëmbyer gjatë fluturimit të një avioni të kompanisë “Delta” duke ndërruar edhe destinacionet me njëri-tjetrin.

Dy vajzat, njëra që fluturonte për në Klivelend dhe tjetra për në Boston, u ishin besuar kompanisë pas një prenotimi për një udhëtim të pashoqëruara nga prindërit.

Sipas kompanisë amerikane, një ngatërresë në dokumenta ka sjellë shoqërimin e vajzës që udhëtontë për në Boston, në Klivelend dhe asaj që udhëtontë për në Klivelend në Boston.

Mënjëherë kompania ka rimbursuar udhëtimin e fëmijëve dhe ka kryer fluturimin e tyre falas për në destinacionin e duhur, ndërkohë që familjet kanë përfituar disa bileta falas për udhëtimet e tyre të ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA