Këpuca më antike në botë, 5500 vjeçare

10/06/2010 16:05

Kërkues të universitetit irlandez të Cork kanë gjetur një këpucë që sipas analizave, është më antikja në botë prej lëkure.

Në një artikull të botuar në revistën “Plos”, thuhet se këpuca është krijuar 5500 vjet më parë.

Zbulimi ka ndodhur në Armeni, në kufi me Iranin, dhe këpuca, e pajisur me lidhëse, është në kushte aq të mira sa kërkuesit mendonin se ishte 600 vjeçare.

Ndërkohë që krijimi i saj lidhet me vitet 3500 përpara erës sonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA