Burrat e sëmurë ankohen më shumë se gratë

10/06/2010 09:20

Burrat, kur sëmuren, ankohen shumë më tepër se sa gratë, madje përpiqen që t’i rëndojnë simptomat e tyre për të marrë më tepër vëmendje.

Janë pikërisht gratë që denoncojnë raste të partnerëve të tyre që ankohen shumë kur ftohen apo kanë viroza të ndryshme.

Por për këtë fenomen është kryer edhe një studim te 3 mijë persona. U pa se burrat kur sëmureshin ankohen më shumë dhe i ekzagjëronin simptomat e sëmundjes së tyre. Megjithatë edhe kur janë sëmurë ata refuzojnë që të qëndrojnë në shtëpi.

Top Channel