
Gruaja më e vjetër në botë mendohet se është një 157 vjecare nga Indonezia, e cila për fat të keq nuk e vërteton dot një gjë të tillë pasi nuk ka një certifikatë lindjeje.
Turinah thotë se ka lindur në vitin 1853. Të afërmit e kanë fotografuar ndërsa qëron qepë në një fshat në jug të Sumatras. Disa zyrtarë qeveritarë e kanë vizituar dhe ajo u ka thënë se ka lindur në vitin 1853.
“Nuk ka letra zyrtare për ta vërtetuar këtë, por duke gjykuar nga deklaratat e vajzës së adoptuar që sot është 108 vjece, vështirë se mund të genjejnë”, shprehet një përfaqësues i zyrës së statistikave.
Turinah është ende në gjendje aktive, bën punët e shtëpisë dhe ajo pohon se për një pjesë të madhe të jetës ka tymosur edhe duhan.
Top Channel