Afganistan, talebanët krijojnë bombat me AIDS

09/06/2010 09:20

Për të luftuar forcat e NATO-s në Afganistan, talebanët kanë menduar një menyrë të padegjuar më parë, duke shqetësuar së tepërmi ushtarët britanikë.

Në rast se bombat nuk u shkaktojnë asgjë ushtarëve, tmerri nuk ka mbaruar pasi këto bomba janë të infektuara edhe me virusin HIV/AIDS. Zbulimin shokues e ka bërë parlamentari britanik Patrick Mercer, ish zyrtar i ushtrisë britanike në Afganistan.

Sipas tij, bombat me AIDS krijohen me age dhe shiringa të infektuara dhe pasi bomba shpërthen, aget fluturojnë drejt ushtarëve si shigjeta. Kjo lloj bombe vendoset zakonisht pranë bombave normale në rrugët kryesore dhe në momentin që cminuesit përpiqen të cmontonë kryesoren, bomba me AIDS shpërthen.

“Kjo është një luftë e pistë. Nuk ka asnjë gjë që këta njerëz nuk mund ta bëjnë”, theksoi parlamentari.  

Top Channel