Zbulohet një thesar me filma pa zë
08/06/2010 16:20
Një thesar i fshehur me 75 filma amerikanë pa zë të humbur prej kohësh, mes të cilëve edhe një i John Ford, është zbuluar në Zelandën e Re.
Ai i Ford është një ndër të parët e tij me metrazh të gjatë. Asnjë nga kopjet e filmave, të regjistruara në periudhën nga 1898 deri në vitet ’20, kishte mbetur në SHBA.
Filmat do t’i jepen US National Film Preservation Foundation për t’u restauruar dhe vënë në dispozicion të arkivave më të mëdhenj amerikan të filmave pa zë.
Top Channel