Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Vecse është titull kënge, tani është edhe një fakt i vërtetuar shkencërisht.
Dy studime janë kryer nga psikologë amerikanë dhe kinezë, të cilët kanë kontrolluar reagimet e zonave të ndryshme cerebrale të aktivizuara nga dashuria. Dashuria romantike e jetuar në moshë të re, aktiviziton të gjithë qarqet neurale të ankthit, frikës duke shkaktuar një lloj traume.
Kjo është eksperiencë unike, identike thuajse në të gjitha kulturat.
18 kinezë që morën pjesë në test, panë fotografitë e personave me te cilët kishin qenë të dashuruar dhe fotografitë e disa të njohurve. U zbulua se permes disa skanimeve cerebrale, pati aktivizim të zonave të caktuara vetëm kur shihej personi me të cilin ishin dashuruar.
Top Channel